Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Dafina Zeqiri dhe Muma ‘bashkojnë forcat’ dhe ‘Dashni’ bëhet hit ndërkombëtar!

Nuk ka diskutim që “Pa ty”, bashkëpunimi mes Dafinës, Muma-s dhe Cricket pati një sukses të jashtëzakonshëm. Kënga fillimisht, u publikua vetëm nga Cricket dhe Muma me po të njëjtin titull dhe rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku duke numëruar shumë klikime.

Mirëpo ‘remix-i’ i sjellë një muaj më vonë padyshim që mund të themi se ishte një nga këngët më të bukura të verës së kaluar. E gjitha kjo falë ‘prekjes magjike’ që Dafina i solli këngës, ashtu siç bën në çdo projekt që ajo realizon.

E pas suksesit të padiskutueshëm të ‘Pa ty’, dyshja na dhuruan një tjetër hit. ‘Dashni’ ka vetëm dy ditë që është publikuar dhe ka kaluar 1 milion klikime, por mesa duket nuk po dëgjohet në vendin tonë. Vetë këngëtarja ka shpërndarë një foto ku duket se në mes të shumë këngëve, bashkëpunimi i dyshes pozicionohet krahas shumë hiteve në vend të 12-të.

Dihet tanimë shoqëria e mirë e Beatrix Ramosaj me këngëtaren Dafina Zeqiri por disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

Fillimisht ishte Trixa ajo që publikoi një video ku ka bërë një video të maces së Dafit dhe krahas e ka etiketuar atë. Më pas ishte Alban Ramosaj ai që postoi një Instastory ku shfaqej së bashku me dy macet e këngëtares duke na bërë të dyshojmë se kanë diskutuar për ndonjë projekt të ardhshëm muzikor.