Celebrities Gossip Showbiz

“Faleminderit Zot”/Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë dorën në zemër!

Një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Ka qenë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.

E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes dhe mesa duket artistja ka zgjedhur vendin e saj për të festuar ditëlindjen. Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

“O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita, në videon që shpërndarë menjëherë dhe ka marrë pafund pëlqime në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)