Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Butrintit ‘godasin’ në çdo koncert, ja çfarë bënë këtë herë!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Teksa dihet se artistët janë gjithmonë shumë të ngarkuar me koncerte edhe për Butrintin, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Shpesh në koncertet e tij ndjekësit dhe dashamirësit i kemi parë që shpesh na surprizojë me veprimet ndaj këngëtarit duke na treguar se sa shumë  duan. Së fundmi, artistit i ka ndodhur një situatë shumë e këndshme me disa nga fanset e tij, të cilat të gjitha së bashku i mbajnë dorën teksa këndon dhe këtë e ka ndarë me ne vetë Butrinti me anë të një Instastory.

Butrinti para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Kallma cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku kjo falë miliona klikimeve në YouTube. E për artistin hiti i dimrit është pikërisht kënga e tij dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë në rrjetet e tij sociale.

Artistët e tjerë nuk kanë reaguar lidhur me këtë deklaratë të tijën, të paktën publikisht e disa orë më parë me anë të një Instastory teksa këngëtari ka përdorur një vetë ironi duket se vendosur t’i ‘thumbojë’ paksa kolegët e tij.