Celebrities Gossip Showbiz

Fedez tregon se si sëmundja ndryshoi marrëdhënien e tij me paratë!

Para pak javësh, këngëtari i njohur italian iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas dhe që fatmirësisht doli me sukses. E gjithë kjo eksperiencë aspak e mirë për Fedez mesa duket i ka ndikuar tek raporti që ai ka tani e tutje me paratë. Së fundmi, ai ka shprehur se:

Para se të kisha kancer, kisha një objektiv parash, ishte 200 milion euro. Tani nuk më intereson më, është një objektiv që nuk ka më kuptim dhe a e dini pse? Sepse supozoni se arrin në 200, atëherë dëshironi gjithmonë më shumë, pastaj është 300, pastaj 400. Pastaj arrin miliardën dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi final. Sëmundja ka ndryshuar marrëdhënien time me paranë.

Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë ka qëndruar edhe bashkëshortja Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta. Para disa ditësh Chiara reagoi duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar është ndjerë.

Sjellim në vëmendje se të ftuar në “Met Gala 2022”, nga vetë Donatella Versace ishin Chiara Ferragni dhe Fedez. Ngjarja më e diskutuar e modës dhe artit u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Chiara dhe Fedez dukeshin mahnitës me look-un e tyre sigurisht e gjitha Versace. Ata ishin kombinuar në mënyrë të përkryer me njëri tjetrin, ku dominonte ngjyra e zeza dhe e verdhë.

Dyshja e njohur italiane Chiara dhe Fedez janë padyshim një nga çiftet më të njohura e me të komentura në botën e showbiz-it. Ata shquhen për natyrën e thjeshtë e pa komplekse që kanë. Çifti i famshëm kanë ngritur perandorinë e tyre dhe po ja dalin të pasurohen çdo ditë e më shumë mes bizneseve që zotërojnë dhe kontratave që nënshkruajnë.