Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët e para të Fedez menjëherë pas daljes nga spitali!

Së fundmi pasi operacioni i tij kaloi me sukses këngëtari i njohur italian Fedez ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano, ku u operua për një formë të rrallë të kancerit të pankreasit. Pasi doli artisti postoi dy foto në Instagram me stafin mjekësor që e ndoqi dhe shkroi:

Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër më kanë dhënë një frymë të re për jetën. Faleminderit Prof.Falconi dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe falënderoj ju për humanizmin dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Kthehemi në shtëpi, kthehemi në jetë.

 

Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar edhe bashkëshortja Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta. Para disa ditësh Chiara reagoi duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar është ndjerë.

Kjo ishte pak a shumë java jonë pas zbulimit të sëmundjes së Fedez që çoi në operaicionin e tij: U shkëputëm pak kohë nga rrjetet sociale, kaluam sa më shumë kohë me fëmijët, shkuam për shumë vizita dhe testime, shkuam për shëtitje, hëngrëm akullore në një stol, kaluam pak kohë me miqtë e tij më të ngushtë, regjistruam pak muzikë (ai krijoi dhe unë dëgjova), fjetëm me Leo-n në shtratin tonë (ai zakonisht fle në dhomën e tij) dhe festuam ditëlindjen e tij të 4-të. Pjesa më e madhe e kësaj kohe u duk si një mjegull: dukej sikur koha kishte ndalur dhe isha e frikësuar si kurrë më parë në jetën time se diçka e keqe mund të ndodhte.

Gjatë operacionit në pankreas, Fedez shpjegoi në një postim në Instagram se i është hequr një pjesë e organit. Reperi ka publikuar më parë edhe një foto ku shfaqej plaga pas operacionit (që zgjati 6 orë) dhe një tjetër që shpjegon në detaje operacionin.