Showbiz

Femrat e tërheqin më shumë Miley Cyrus-in dhe për këtë ndihet krenare!

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus ka treguar prej kohësh se është biseksuale. Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se për të ka më shumë kuptim të jetë në një lidhje me një vajzë se sa me një djalë, sepse sipas saj trupat e femrave janë shumë më tërheqës se të meshkujve. Në një intervistë për SiriusXM, Miley tha:

Vajzat janë shumë më seksi. Ne e dimë këtë gjë. Të gjithë mund të biem dakord se që nga kohët antike organet gjenitale të meshkujve mund të bënin skulptura të mrekullueshme. Për më tepër, unë nuk jam aq e interesuar. Mua më pëlqejnë si vepra arti. Dhe në skulpturë, më pëlqen shumë forma.

Ajo ka shpjeguar se ka një lidhje më të ngushtë me femrat dhe se i pëlqen më shumë të dalë në takime romantike me to. Këngëtarja është shprehur se dinamikat mes dy grave janë më të qarta, se sa në një lidhje mes një mashkulli dhe një femre.

Roli që unë kam pasur në marrëdhënie me një femër kishte më shumë kuptim, sepse nuk ekzistonte kjo gjëja e çuditshme që unë paguaj për gjithçka dhe çfarëdo gjëje tjetër. Nëse unë do të jem me një vajzë, jam plotësisht gati të jem me një vajzë që është po aq e suksesshme, ose më e suksesshme se unë.

Rikujtojmë, se në verën e vitit 2019-të, këngëtarja ka qenë në një lidhje të shkurtër me Kaitlynn Carter, vetëm pak kohë pasi i dha fund martesës me Liam Hemsworth.