Celebrities Gossip Showbiz

Fero rikthehet me bashkëpunëtorët e dikurshëm!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet.

Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar projekte të reja dhe jo vetëm kaq , Fero ka lajmëruar se do të kthehet në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e vjetër nga ku dhe artisti u bë i njohur për publikun. Edhe pse marrëdhëniet mes tyre dikur nuk u mbyllën dhe aq mirë pasi u përfol se studio muzikore merrte 70% të fitimeve duket se reperi i ka zgjidhur pakënaqësitë.

Fero do të vazhdojë sërish të jetë i pavarur, por kompania do të mund të rezervojë data koncertesh për të.

Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Por, duket se ishte e gjitha lojë e dyshes pasi ata janë në krah më të lumtur se kurrë së bashku me vajzën e tyre Nina.

Nga kënga më e fundit e publikuar nga Fero ‘Gjiro’, ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!