Celebrities Gossip Showbiz

Fero zbulon surprizën e madhe për… veten e tij!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet.

E edhe pse prej një pauze jo të shkurtër larg muzikës dhe koncerteve mund të themi të pakta, duket se reperi ka mundësi t’i ofrojë vetes surpriza afër luksozes. Pak orë më parë teksa ka postuar një Instastory, ai ka treguar se ka blerë një vilë të re që duket të jetë shumë moderne.

Urime për mua, sapo bleva një shtëpi të re

Epo, e gëzofsh Fero!

Reperi e mbajti premtimin për t’u rikthyer kështu duke publikuar projekte të reja dhe jo vetëm kaq , Fero ka lajmëruar se do të kthehet në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e vjetër nga ku dhe artisti u bë i njohur për publikun. Edhe pse marrëdhëniet mes tyre dikur nuk u mbyllën dhe aq mirë pasi u përfol se studio muzikore merrte 70% të fitimeve duket se reperi i ka zgjidhur pakënaqësitë.

Fero do të vazhdojë sërish të jetë i pavarur, por kompania do të mund të rezervojë data koncertesh për të.

Nga kënga më e fundit e publikuar nga Fero ‘Gjiro’, ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!