Auto & Moto Celebrities Gossip Showbiz

Ferrarit i ‘soset durimi’ me Justin Bieber, marka e famshme e makinave vendos veto ndaj këngëtarit!

Ferrarit i ka ardhur në ‘majë të hundës’ nga këngëtari i njohur Justin Bieber. Marka e famshme italiane e makinave ka vendosur që të mos e lejojë më këngëtarin të ngasë asnjë nga mjetet e tyre. Arsyeja është sjellja e tij jashtë normave. Marka italiane u kërkon blerësve të saj që të respektojnë disa parime. Për shembull, të kujdesesh për makinën dhe të kesh sjelljen e duhur në timon.

Ferrari nuk e ka parë me sy të mirë që Bieber parkoi makinën e tij diku, e la atje për dy javë dhe më pas e harroi se ku ishte. Në fakt, ishte një anëtar i stafit të tij që arriti të gjente vendndodhjen e makinës. Një tjetër sjellje që nuk i pëlqeu markës italiane ishte kur Bieber tregoi se nuk dëshironte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit, që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre sipas dëshirës. Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më vonë edhe e nxori në ankand. Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vendosi veton ndaj Justin Bieber nga çdo blerje e ardhshme.

Sjellim në vëmendje se së fundmi, Justin Bieber dhe Dan+Shay janë paditur për një shkelje të së drejtës së autorit. ‘International Manufacturing Concepts’, ‘Melomega music’ dhe ‘Sound Gems’ paditën këngëtarein dhe dyshen e muzikës country për këngën e tyre “10,000 Hours”.

Padia pretendon se Bieber dhe Dan Smyers me Shay Mooney vodhën pjesën kryesore nga kënga e vitit 1973 “The First Time Baby Is A Holiday,” shkruar fillimisht nga Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nga ana tjetër janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Dyshja ka arritur të fitojë dashurinë dhe pëlqimin e fansave me fotot e tyre të shumta romantike që qarkullojnë shpeshherë në rrjet dhe deklaratat romantike ku dyshja shpalos ndjenjat e tyre të forta.