Celebrities Gossip Showbiz

Fotoja e fundit e Hailey dhe Justin me duar të kapura bën xhiron e rrjetit!

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Dyshja ka arritur të fitojë dashurinë dhe pëlqimin e fansave me fotot e tyre të shumta romantike që qarkullojnë shpeshherë në rrjet dhe deklaratat romantike ku dyshja shpalos ndjenjat e tyre të forta.

Mesa duket çdo foto e çiftit që qarkullon, bëhet virale në shumë pak kohë. E fundit, shfaq çiftin me duar të kapura, shumë të dashururar me njëri-tjetrin. Dyshja ndodhet në West Hollywood dhe duket se fotoja është kapur të martën në darkë.

Hailey mban veshur rroba të errëta me një xhaketë të zezë lëkure, teksa Justin është me një kostum sportiv në ngjyrë gri dhe me një kapele në ngjyrë rozë. Në disa foto çifti duket me duar të kapura, teksa në një tjetër, shfaqet Justin teksa i hedh krahun dashurisë së tij.

Justin dhe Hailey u njohën në koncertin e Bieber të vitit 2009 dhe ata tashmë janë të martuar prej 3 vitesh. Dyshja ka marrë gjithnjë komente pozitive nga fansat dashamirës të tyre. Mirëpo duket se edhe komentet kanë qenë të tepërta herë pas here, teksa fansat kanë dyshuar hapur lidhur me një shtatzani të mundshme të Hailey.

Kjo ka bërë që bukuroshja të mohojë shumë herë zërat për shtatzaninë e saj, të cilat kanë lindur qoftë në fotot e dyshes në Met Gala, apo edhe në imazhe të tjera të publikuara të çiftit. Hailey nuk ka ngurruar t’i mohojë këto zëra teksa ka shfaqur se edhe është bezdisur nga këto komente.