Celebrities Music Showbiz

Festivali “Made in America” i Jay-Z anulohet për të dytin vit radhazi për aryse se…

Festivali i Jay-Z është anuluar për të dytin vit radhazi dhe në lidhje me këtë organizatorët nuk japin arsyet pse. Festivali “Made In America”, i cili zakonisht zhvillohet në Filadelfia në muajin shtator, njoftoi nëpërmjet një deklarate në mediat sociale se eventi nuk do të zhvillohej në vitin 2024. Oraginzatët në deklaratën e tyre u shprehën se:

Që nga fillimi i tij, ky festival novator ka festuar për muzikën dhe komunitetin, nga krijimi i një hapësire për t’u lidhur me fansat, tek ngritja e bizneseve të vogla lokale dhe trajtimi i kauzave të rëndësishme. Është përpjekur për aksesueshmërinë, duke eliminuar barrierat përmes biletave të përballueshme dhe vendndodhjes. Si furnizues të ndryshimit, ekipi ekzekutiv i prodhimit të “Made In America” po riimagjinon një përvojë të muzikës live që pohon dashurinë dhe përkushtimin tonë ndaj muzikës dhe punës që bëjmë. Ne premtojmë një rikthim emocionues në festival.

Për më tepër ata nuk dhanë një afat kohor për rikthimin e festivalit. Kur u pyet nga Associated Press për një arsye specifike pas anulimit, një përfaqësues i “Made In America” iu referua përgjigjes në deklaratë. Është viti i dytë radhazi që eventi anulohet.

Në gusht 2023, një muaj përpara se ngjarja të ishte planifikuar të zhvillohej në Benjamin Franklin Parkway të Filadelfias, organizatorët njoftuan se festivali nuk do të zhvillohej. Këngëtaret Lizzo dhe SZA duhej të kryesonin eventin. Kur festivali u anulua papritur vitin e kaluar, kryetari i atëhershëm i Filadelfias Jim Kenney shprehu zhgënjimin.

Megjithatë, ai tha se qyteti do të presë me padurim “Made In America” përsëri në Benjamin Franklin Parkway vitin e ardhshëm. Festivali u themelua nga Jay-Z në vitin 2012 dhe mblodhi rreth 80,000 njerëz në vitin e parë.