Celebrities Film & Tv

Filmat e suksesshëm ‘Shang-Chi’ dhe ‘Black Widow’ kokë për kokë me njëri-tjetrin!

‘Shang-Chi And The Legend Of The Ten Rings’ është planifikuar të bëhet filmi me fitimin më të lartë gjatë pandemisë së koronavirusit. Nëse do të ecë me këtë ritëm, ai do të kapërcejë filmin po me superheronjtë e Marvel siç është ‘Black Widow’, me aktoren e njohur dhe bukuroshe Scarlett Johansson, sipas një raporti nga Deadline.

‘Black Widow’ u lançua në kinema dhe në Disney+ njëkohësisht, duke bërë që Scarlett të padisë Disney, ndërsa ‘Shang-Chi And The Legend Of The Ten Rings’ doli ekskluzivisht vetëm në kinema.

Deri të mërkurën e kësaj jave ‘Black Widow’ kishte fituar 183.4 milion dollarë, ndërsa Shang-Chi nga ana tjetër kishte fituar 181.8 milion dollarë. Mendohet se nëse vazhdon me këtë ritëm pritet që ‘Shang-Chi’ ta tejkalojë ‘Black Widow’.

Javën e kaluar doli një vendim që një film apo një shfaqje e ‘Disney’ do të qëndronte ekskluzivisht në teatër për të paktën 45 ditë.  Me sa duket ky vendim u prit goxha mirë pasi ka arritur që ‘Shang-Chi And The Legend Of The Ten Rings’ të ketë një fitim shumë të madh vetëm me transmetimin e tij në teatro dhe në kinema.

Kujtojmë se drejtori ekzekutiv i ‘Disney’ Bob Chapek së fundmi ka folur në lidhje me çështjen e kompensimit të talenteve me të cilat kompania përballet gjatë gjithë kohës. Ai ka folur në konferencën e ‘Goldman Sachs Communacopia’ dy muaj pasi Scarlett Johansson ngriti një padi kundër kompanisë.

Scarlett Johansson nuk ishte fare dakord me vendimin e fundit të gjigantit amerikan ‘The Walt Disney Company’ për “Black Widow” ku ajo interpretoi protagonisten Natasha Romanoff. Aktorja e njohur hollivudiane denoncoi si shkelje të kontratës faktin që filmi do të shfaqej si në salla kinemaje ashtu edhe në platformën streaming ‘Disney+’. Duket se qëllimi i kompanisë ishte që të rriste çmimet e aksioneve por edhe Johansson ishte gati për betejën ligjore me ‘House of Mouse’ prandaj edhe avokatët e saj iu drejtuan një gjykate në Los Anxhelos.