Film & Tv

Filmi “John Wick: Chapter 4” thyen rekorde!

Vlerësimet e fundit zbuluan se, filmi “John Wick: Chapter 4” që pati premierën në Amerikë më 24 mars, fitoi plot 70 milionë euro. Projekti në fjalë solli 60 milionë euro të tjera ndërkombëtarisht për një shifër globale prej 127 milionë euro në arkë. “John Wick” u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe fitoi 13 milionë euro në fundjavën e hapjes.

Çdo film i ri “Wick” ka tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme në fundjavën e tij debutuese. Në vitin 2017, “John Wick: Chapter 2”, fitoi 28 milionë euro, ndërsa pjesa e tretë, “Parabellum”, debutoi me 52 milionë euro. Seriali i drejtuar nga Chad Stahelski ka gjithashtu disa pjesë të tjera vazhdimi. Përveç Keanu Reeves, në “Chapter 4” luajnë edhe Laurence Fishburne, Donnie Yen, Bill Skarsgard, Ian McShane, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada dhe Lance Reddick.

Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar. Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999. Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë.