Celebrities Showbiz

Keanu Reeves dhuron miliona dollarë për të ‘luftuar’ leuçeminë!

Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar. Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.

Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë. Frymëzimi thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi motra më e vogël e tij ka luftuar me sëmundjen. Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.

Rikujtojmë se Keanu Reeves u braktis nga babai në moshën 3-vjeçare dhe u rrit me 3 njerkë të ndryshëm. Ai është disleksik. Ëndrra e tij për t’u bërë një lojtar hokej u thye nga një aksident i rëndë. Vajza e tij vdiq në lindje. Gruaja e tij vdiq në një aksident automobilistik. Miku i tij më i mirë, River Phoenix, vdiq nga një mbidozë. Motra e tij luftoi me leuçeminë. Pa truproje, pa shtëpi luksoze. Keanu jeton në një apartament të zakonshëm dhe i pëlqen të endet nëpër qytet dhe shpesh shihet duke hipur në metrotë në Nju Jork. Zbuloni më shumë në këtë link.

Vlen të theksojmë se artisti i njohur ka qenë subjekt i një meme virale që nga viti 2010, kur një foto e aktorit që dukej veçanërisht i trishtuar filloi të qarkullonte në rrjet. Në foto, e quajtur “Keanu i trishtuar”, aktori shfaqet me flokë të shkurtër, ulur në një stol ndërsa përtyp pak ushqim. Ai duket i zymtë dhe shikon poshtë ndërsa ai mbështet krahët tek këmbët e tij. Gjatë një paraqitje në “The Late Show me Stephen Colbert” në fillim të kësaj jave, aktori zbuloi historinë e vërtetë pas fotografisë virale.