Celebrities Gossip Showbiz

Finem arrin suksesin e parë me ‘diss-in’ për Don Xhonin!

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. E dihet se mes reperave ka shumë konflikte dhe ashtu si të gjithë edhe Finem njihet për keqkuptimet dhe ‘thumbat’ që hedh me Don Xhonin, një reper gjithashtu shumë i suksesshëm nga djemtë e rinj të showbiz-it tonë.

Projekti i publikuar para vetëm 5 ditësh nga Finem ishte pikërisht për këtë të fundit, madje nga ndjekësit është cilësuar si një dedikim i hapur për të. Kujtojmë se konflikti mes djemve ka nisur dy vite më parë, ku reperi i hitit ‘Benzi’ u shpreh se reperi që ka marrë famë kot është Don Xhoni. Që prej asaj kohe, raporti mes djemve ka pasur gjithmonë probleme, megjithatë duket se Finem ka vendosur të ‘trazojë ujërat’.

E padyshim  që kur bëhet fjalë për të tilla lajme e për më tepër ‘diss-e’ vëmendja është e madhe ndaj dhe vetëm brenda një jave, ‘Drill’ nga Finem ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.

Kësaj ‘zhurme’ i është bashkuar dhe Stresi i cili njihet për miqësinë e tij me Finem, madje dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore. Pak ditë më parë, ai ndau një Instastory ku shfaqej duke dëgjuar një pjesë nga ‘diss-i’ i Finem për Don Xhonin dhe krahas ka treguar qartazi anën e kujt mban.