Celebrities Gossip Showbiz

Finem ka gati një ‘diss’ për reperin e njohur shqiptar?!

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. E dihet se mes reperave ka shumë konflikte dhe ashtu si të gjithë edhe Finem njihet për keqkuptimet dhe ‘thumbat’ që hedh me Don Xhonin, një reper gjithashtu shumë i suksesshëm nga djemtë e rinj të showbiz-it tonë.

Burime për Prive zbulojnë se projekti i radhës nga Finem do të jetë pikërisht për këtë të fundit, madje do të jetë një dedikim i hapur për të. Kujtojmë se konflikti mes djemve ka nisur dy vite më parë, ku reperi i hitit ‘Benzi’ u shpreh se reperi që ka marrë famë kot është Don Xhoni. Që prej asaj kohe, raporti mes djemve ka pasur gjithmonë probleme, megjithatë duket se Finem ka vendosur të ‘trazojë ujërat’.

Finem sapo ka publikuar duetin me artisten e njohur Melinda Ademin. ‘Milano’ quhet projekti i përbashkët i dyshes i cili duket se u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre dhe në vetëm pak kohë pas publikimit ka arritur mbi 7 milionë klikime në platformën YouTube.

Mirëpo, nga ky bashkëpunim shpesh është spekuluar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi, por burime për Prive të afërta të dyshes i kanë mohuar këto zëra.