Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari ‘i ka dy fjalë’ për Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” krah Salsanos dhe Xhemit.

Fjoralba është mjaft aktive me postime në rrjete sociale dhe së fundmi e kemi parë tepër të angazhuar me komente në llogarinë e saj personale në Instagram lidhur me këtë edicion të ‘BBV’. Në Instastory-n më të fundi ajo ka ‘dy fjalë’ drejtuar Luizit dhe Oltës lidhur  me lojën e tyre brenda shtëpisë dhe marrëdhënien me banorët e tjerë.

Jo po se në opinionin publik gaforret vetëm qajnë. Urdhëroni shoqet/shokët gaforre që përveçse mjeshtra të manipulimit, janë dhe strateg në lojë, udhëheqin me ushtri nga mbrapa.

Fjoralba dhe Einxhel Shkira janë mikesha shumë të mira prej kohësh tanimë. Einxhel ka më shumë se një muaj që është bërë nënë e një vogëlushi e së fundmi në Instagram ka qarkulluar një foto e Fjoralbës, e cila shihet teksa kujdeset për Trevin e vogël.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Disa ditë më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë.