Celebrities Live From Tirana

Fjorentina Halili për marrëdhënien Luiz-Kiara: “Po bën rolin e vajzës ‘liro-shtrëngo…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili. Fjorentina njihet për natyrën e saj të të thënit gjërat ashtu siç i mendon, pa filtra. Duke qenë kështu, çfarë mendimi ka ish-banorja për edicionin e dytë të “BBV”, konkretisht për banorin më të përfolur Luiz Ejlli?

Kur e pashë thashë që çfarë ka ky më shumë se unë, çfarë ka bërë ky në jetë perveç se ka qenë tek “Ethet”. Nuk e kam ditur që ka performuar në Eurovizion. Nuk është se ka ndonjë figurë që mund ta mbash mend. Nuk e dija që kishte bërë as këngë me Juliana Pashën. Ai u fut si një njeri që nuk e mbaja mend por që e ka rritur figurën e tij aq sa e gjithë Shqipëria e do. Unë personalisht nuk kam empati fare me atë si person. Nuk më bezdis, unë qesh me atë, thjesht nuk më përshtatet fare. Kam qenë kundra Luizit sepse nuk me pëlqente si person, jo si lojtar sepse është i fortë. Edhe nëse arriti deri aty sa gënjeu për sëmundjen në fund të ditës të gjithë jemi njerëz, as hasmit nuk i urohen ato gjëra të këqija që i kanë uruar banorët atij. 

Si e komenton Halili raportin Luizi-Kiara?

Nuk ka nevojë të kesh me patjetër një romancë që të shkosh deri në fund të lojës. Varet se si e tregon ti veten. Për mua janë të dobët ata që mendojnë se duhet romancë për të shkuar sa më gjatë. Mendoj që Kiara është me Luizin sepse ka parë se sa shumë e do atë publiku. Ka menduar më mirë me Luizin dhe të bëj rolin e vajzës ‘liro-shtrëngo’. Kiara është vajzë e mirë, inteligjente, e sinqertë dhe nuk ka shpërthime.