Showbiz

Fotografohet duke mbajtur dorën e një gruaje tjetër, Justin Timberlake i kërkon publikishit falje bashkëshortes

Justin Timberlake ka bërë që familja e tij të kalojë një periudhë shumë stresuese.

Rreth dy javë më parë ai u fotografua në një ballkon në New York dorë për dore më kolegen e tij Alisha Wainwright me të cilën është duke punuar për realizimin e filmit më të ri “Palmer”.

Ka mjaftuar kjo dhe thashethemet për një tradhëti të mundshme kundrejt Jessica Biel po vlonin në rrjet. Timberlake është detyruar t’i kërkojë ndjesë publike bashkëshortes së tij ku ka sqaruar një herë e mirë atë që ndodhi.

“I detyrohem bashkëshortes dhe familjes time një shpjegim edhe pse kurrë nuk i jam kundërpërgjigjur thashethemeve. Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe Alisha. Unë isha shumë i pirë dhe nuk arrita të gjykoj. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm me veprimet e mia atë natë dhe për këtë mbaj përgjegjësi të plotë. Ky nuk është shembulli i duhur që dua t’i jap tim biri” -shkroi Justin.