Aktorja e njohur Patricia Clarkson ka rrëfyer një episod të pazakontë nga xhirimet e filmit “Friends With Benefits” (2011), ku u përball papritur me Justin Timberlake lakuriq.
E ftuar në emisionin e Andy Cohen, Clarkson, 65 vjeç, tregoi me humor se hyri në një skenë ku këngëtari dhe aktori ishte plotësisht i zhveshur, duke shtuar me shaka:
Ai është shumë i talentuar.
Aktorja u shpreh se fillimisht u shqetësua mos e mërziste bashkëshorten e Timberlake, Jessica Biel, me rrëfimin e saj, por shtoi me ironi:
Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo dhe tani jam pak e mërzitur.
Justin Timberlake, 44 vjeç, është komentuar shpesh për paraqitjen e tij fizike dhe në të kaluarën është quajtur me nofkën “Trousersnake” nga media britanike – një pseudonim që ai e ka refuzuar hapur.
Së fundmi, Timberlake ka bërë bujë në rrjetet sociale pas një incidenti në skenë gjatë një koncerti në Nashville, ku një rrip i veshjes tërhoqi vëmendjen në një zonë intime, duke shkaktuar valë komentesh dhe batutash online.
Këngëtari është i martuar me aktoren Jessica Biel, me të cilën ka dy fëmijë.