Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me Lyme disease, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave.
Në një postim në Instagram, 44-vjeçari rrëfeu se gjatë turneut të tij dyvjeçar ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe shqetësime të tjera shëndetësore.
Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë
-shkroi Timberlake, duke shtuar se kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën dhe fansat.
Ky reagim vjen pas kritikave për performancat e tij të fundit, ku shumë fansa vunë re mungesë energjie.
Timberlake pranoi se kishte hezituar të fliste më herët, por dëshiron që publiku të kuptojë arsyen e gjendjes së tij.
Lyme disease, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë komplikacione serioze afatgjata.
Në vitet e fundit, edhe yje të tjerë si Justin Bieber dhe Bella Hadid kanë ndarë përvojat e tyre me të njëjtën sëmundje.