Celebrities Gossip

Fotoja e Kate Middleton kur ka qenë foshnje bëhet virale në rrjet për shkak të ngjashmërisë së Princit Louis!

Ndërsa Princi George mund të ngjajë me Princin William, dhe Princesha Charlotte ka ngjashmëri të forta me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth, fëmija i tretë i Kembrixhit, Princi Louis, ka tipare shumë të ngjashme me nënën e tij Kate Middleton. Ngjashmëria mbretërore ishte e dukshme pasi Kate ndau disa nga fotot e saj kur ka qenë e vogël në Instagram për nder të fushatës së saj Shaping Us, e cila promovon rëndësinë e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Të shtunën, Princesha e Uellsit postoi një fotografi të rrallë të vetes si një foshnjë teksa mundohej që me duart e vogla të kapte fytyrën e babait të saj Michael Middleton.

“Të martën ne lançuam #ShapingUs për të rritur ndërgjegjësimin për rolin jetësor që luajnë vitet tona të hershme në formësimin e pjesës tjetër të jetës sonë” shkruhej në postim.

Këtë fundjavë, do të donim që të gjithë të kaloni kohë me miqtë, familjet, kolegët dhe komunitetet tuaja duke folur për fëmijërinë tuaj të hershme dhe se si ato kanë formësuar jetën tuaj.

Kate më pas i ftoi ndjekësit e saj të ndajnë një foto të tyre para ditëlindjes së tyre të pestë “për të ndihmuar ato biseda” dhe “për të ndarë disa buzëqeshje dhe kujtime”.

Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje ngjashmërinë mes Kate dhe Louis në seksionin e komenteve. “Jam vetëm unë apo ka një ngjashmëri shumë të madhe mes Kathrinës dhe Louis?” pyeti njëri, ndërsa një tjetër shkroi: “Louis është binjaku yt 😍”. Një i tretë shtoi: “Unë shoh Louis!”