Bota Gossip

Fotot e fundit të Papa Françeskut bëhen virale në rrjet!

Së fundmi disa foto të Papa Françeskut kanë qarkulluar në platformat sociale dhe janë bërë menjëherë virale. Mesa duket imazhet ku Papa shfaqet me një pallto gjigante të bardhë janë të rreme. Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të prodhojë imazhe të rreme por që duken jashtëzakonisht reale. Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter.

Imazhi i rremë mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”. “Cili do të ishte emri i markës së stilit të jetesës së Papa Françeskut?”, postoi në Twitter Don Moynihan, një profesor në Georgetoën.

Kohët e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar edhe disa foto të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump. Shumë kanë besuar se janë të vërteta, por imazhet janë të edituara dhe Trump nuk është arrestuar. Imazhet e edituara tregojnë atë që duket sikur oficerët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut e frenojnë Trumpin ndërsa ai bën rezistencë dhe një imazh madje përshkruan Trump duke ikur nga oficerët.