Botë e Çuditshme Design

Francë, njihuni me shtëpinë më të çuditshme e vendosur midis dy shkëmbinjve!

E ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë, shtëpia e quajtur “Castel Meur”, por që njihet edhe si “shtëpia në humnerë”, daton që nga viti 1861. Godina është e vendosur në mënyrë spektakolare midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti, për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zonës.

Në kohën kur u ndërtua, përkatësisht në shekullin XIX, nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një hendeku dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Vila u banua për një kohë të konsiderueshme, por pas shekullit të XX, ajo u shndërrua në një shtëpi pushimi. Në vitin 2004, mbesa e pronarit u zhvendos nga SHBA-ja në Francë dhe u transferua në vilën piktoreske. Zona Plougrescant në Francë, ku dhe ndodhet shtëpia, është e njohur për bukurinë e saj dhe relievin e thyer.

Bordi i turizmit në vend e përshkruan atë si “pika më e çmendur veriore e rajonit”. Gjithashtu, bordi rekomandon vizitën e kishës Plougrescant e cila, “duket sikur ka dalë nga faqet e një përralle”. Ka një valë pozitiviteti, argëtimi dhe harmonie edhe pas asaj situate që përfshiu të gjithë globin. Gjërat po shkëlqejnë në industrinë e dizajnit. Në të gjithë botën, krijuesit po shkojnë më shumë drejt ngjyrave dhe modeleve të guximshme. Pikturat murale dhe instalimet e ndryshme, qoftë edhe ambientet e reja që krijohen janë shumë larg estetikës së përmbajtur, minimaliste që ka dominuar për shumë kohë, në shumë vende kohët e fundit.

Në Sydney, Australi, arkitektët dhe konsulentët e ngjyrave kanë filluar të përdorin kaq shumë nuanca të gëzueshme në ripërpunimin e banesave. Qëllimi i tyre është që t’i japin një harmoni dhe valë pozitiviteti ndryshe nga ngjyrat e thjeshta klasike që kanë qenë më parë. Mendja e njeriut ka nevojë që të ketë horizont dhe prandaj kur syri arrin të shikojë ngjyra dhe harmoni kudo, fillon të ndihet më mirë me veten. Një apartament, një zyrë apo edhe një ndërtesë nuk duhet të jetë e mërzitshme por duhet që të jetë një lloj frymëzimi për këdo.