Bota Design

Ja se cilat janë ndërtesat më frymëzuese dhe që po kthehen në trend në botë!

Ka një valë pozitiviteti, argëtimi dhe harmonie edhe pas asaj situate që përfshiu të gjithë globin. Gjërat po shkëlqejnë në industrinë e dizajnit. Në të gjithë botën, krijuesit po shkojnë më shumë drejt ngjyrave dhe modeleve të guximshme. Pikturat murale dhe instalimet e ndryshme, qoftë edhe ambientet e reja që krijohen janë shumë larg estetikës së përmbajtur, minimaliste që ka dominuar për shumë kohë, në shumë vende kohët e fundit.

Në Sydney, Australi, arkitektët dhe konsulentët e ngjyrave kanë filluar të përdorin kaq shumë nuanca të gëzueshme në ripërpunimin e banesave. Qëllimi i tyre është që t’i japin një harmoni dhe valë pozitiviteti ndryshe nga ngjyrat e thjeshta klasike që kanë qenë më parë. Mendja e njeriut ka nevojë që të ketë horizont dhe prandaj kur syri arrin të shikojë ngjyra dhe harmoni kudo, fillon të ndihet më mirë me veten. Një apartament, një zyrë apo edhe një ndërtesë nuk duhet të jetë e mërzitshme por duhet që të jetë një lloj frymëzimi për këdo.

Sigurisht, shumë vende si India dhe Afrika, kanë ngjyra dhe modele të ndezura në ADN -në e tyre, dhe kurrë nuk janë mërzitur me to… Shumëllojshmëria, situata dhe koha nga bota e dizajnit janë të gjithë faktorë për estetikën e re. Për vendet e tjera, përdorimi aktual i ngjyrave nxitet nga industritë e tyre të dizajnit bashkëkohor. Dizajni dhe arkitektura janë si një kërkim vizual dhe kulturor, i cili kërkon estetikë, sensualitet dhe ndërthurje të kulturave të përziera.

1.’Yinka Ilori Happy Street’ Londër.

2.’Salt of Palmar Hotel’ Mauritius.

3. ‘The Towner Gallery’ Eastbourne.

4.’Hotel Camino Real’ Meksikë.

5. ‘Gateways Installation’ Londër.

6.’All In’ New York.

7. ‘Colorful Buildings’ Itali.