Bota Fashion

Fund i një epoke, Gjermania mbyll bashkëpunimin me Adidas!

Pas plot 77 vitesh, Federata Gjermane e Futbollit do të mbyllë partneritetin me kompaninë “Adidas”, teksa ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e saj më të madh, “Nike”. Suksesi i kompanisë gjermane lidhet ngushtë me atë të përfaqësueses së këtij vendi, që i ka bërë reklamë në të gjithë botën, mirëpo tani marrëveshja mes tyre, që nisi në vitin 1950, do të përfundojë në mbyllje të vitit 2026, kur skadon edhe kontrata aktuale, ose e thënë ndryshe, në pas përfundimit të edicionit të radhës, së Kupës së Botës, në SHBA, Kanada e Meksikës.

“Nike fituan ndaj Adidas”, pas një oferte dukshëm më të mirë dhe na çuditi me vizionin që kishin edhe sa i përket futbollit amator dhe të femrave”,- ka thënë shefi ekzekutiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Holger Blask pas këtij vendimi që cilësohet si historik, me kompaninë amerikane, që ka firmosur një kontratë 7-vjeçare, nga viti 2027 deri në vitin 2034.

Ne mezi presim të punojmë me Nike dhe besimin që ata na kanë dhënë. Partneriteti i ardhshëm do t’i mundësojë DFB-së të vazhdojë të kryejë detyrat kryesore në dekadën e ardhshme në lidhje me zhvillimin e gjithanshëm të futbollit në Gjermani. Por një gjë është gjithashtu e qartë, deri në dhjetor 2026, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur sukses të përbashkët me partnerin tonë të vjetër dhe aktual Adidas, të cilit futbolli gjerman i ka borxh shumë për më shumë se shtatë dekada.

Ekipet gjermane mbanin veshje Adidas për të katër titujt e Kupës së Botës për meshkuj, tre titujt e tyre evropianë dhe dy titujt e Kupës së Botës për femra dhe tetë titujt evropianë. Adi Dassler, themeluesi i markës gjermane të veshjeve sportive, u ul në stol pranë trajnerit të Gjermanisë Perëndimore, Sepp Herberger, kur skuadra gjermane fitoi Kupën e Botës për herë të parë në 1954, duke veshur atletet e kompanisë së tij.