Celebrities Health & Beauty

Futbollistja më e bukur në botë Ana Maria Markovic urren kur të tjerët e konsiderojnë seksi!

Ana Maria Markovic, pjesëtare e ekipit përfaqësuese të Kroacisë, është shpallur si futbollistja më e bukur në botë. Mirëpo në deklaratën e bërë së fundmi 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të konsiderohet si femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.

Bukuroshja është duke e ndërtuar karrierën futbollistike te klubi zviceran, Grasshoppers, ku luan nga viti 2020, ndërsa është e rregullt me postimet sensuale në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 627 mijë fansa.

Më kanë pëlqyer artikujt që më quanin futbollisten më të bukur ose njërën nga më të bukurat, sepse gëzohem kur dëgjoj se jam e bukur. Por, pastaj u paraqitën tituj gazetash, në të cilat më përshkruanin si futbollisten më seksi. Kjo nuk më ka pëlqyer. Po ashtu, edhe për shkak të familjes time. Mendoj se duhet pasur kujdes çfarë shkruani për njerëzit. Pas kësaj, shumë njerëz më shkruanin duke u shtirur sikur ishin menaxherë, ndërsa unë e dija saktësisht se çfarë donin nga unë. Ata nuk më kanë parë kurrë duke luajtur futboll dhe më shikojnë vetëm nga jashtë. Më duket për keqardhje.

https://www.instagram.com/p/CeTprj4p8S4/

Ana Maria ka lindur në Split, mirëpo në moshën 12 vjeçare u zhvendos me familjen e saj në Zvicër dhe është rritur në Cyrih. Në moshën 14 vjeçare, Markovic filloi të luante futboll duke qenë pjesë e ekipit të femrave të FC Zurich dhe pastaj te Grasshopper. Si pjesë e klubit të fundit, tërhoqi interesimin e Federatës Kroate të Futbollit dhe nga viti 2021 veshi fanellën e ekipit përfaqësues të Kroacisë. Ndërkaq, Cristiano Ronaldo është futbollisti i saj i preferuar, ndërsa për karrierën e saj ndjek shembullin e legjendës kroate, Luka Modric.