Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Genta Gjalpi për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin: “Të shtunën dalin çift, të dielën ndahen”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjapi. Me nisjen e edicionit të dytë të “BBV”, nuk kanë munguar diskutimet, konfliktet dhe polemikat mes banorëve. Si po i duket ky vit “BBV” Gentës dhe si e komenton ish-banorja historia e sajuar e sëmundjes së Luiz Ejllit?! Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, çfarë opinioni ka Genta për njërën nga banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, moderatoren e njohur Kiara Tito?

Nuk e njoh, është e bukur dhe e ëmbël. Nuk ke nevojë të zihesh që të jesh personazh. Kiara është e edukuar, flet bukur, nuk ofendon njeri dhe nuk ngre zërin. Në këtë kohë që njerëzit tregojnë agresivitetin ajo është një vajzë aq e mirë. Me Luizin nuk shkojnë fare. Mashkull Gaforre çfarë pret, janë viktimizues.(qesh) Nëse një djalë të vjen pas edhe nëse nuk ke fare interes në ato ambiente do e kesh egon e vlerësuar dhe do ndihesh mirë. Mendoj se kjo është arsyeja. Ata të dy edhe nëse do të krijonin një lidhje nuk do të zgjaste. Do të dilnin çift të shtunën dhe të dielën do të ndaheshin. Unë jam njishi i intuitës.

Sa i përket hyrjeve të reja, çfarë komenti ka Genta?

Nuk i njoh, do të jenë sa për të mbushur shtëpinë. Jam realiste. Më vjen shumë keq që futen njerëz që nuk i njeh askush.