Celebrities Gossip Magazine

Georgina pjesë e një videoklipi të këngëtarit të njohur, fansat vërejnë një detaj të çuditshëm!

Georgina Rodriguez di gjithmonë se si të surprizojë fansat e saj të shumtë. Bukuroshja argjentinase ka zbuluar se është e angazhuar në një projekt, të cilin fansat e saj mesi po e presin. Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, do të marrë pjesë në videoklipin e ardhshëm të këngëtarit kolumbian, Sebastian Yatra, ‘Energica Bacana’.

Ylli televiziv ka ndarë me 51 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit, ku shfaqet e veshur në rozë ulur në tokë dhe e mbështetur pas një divani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)


Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por fansat kanë nisur kritikat për dy qentë që ndodhen pranë bukuroshes. Ata kanë reaguar të shqetësuar për shëndetin e tyre.

“A janë mirë qentë? Shihen qartë brinjët…”, tha një përdorues në komente. “A e ushqejnë qenin, apo jo?”, pyeti një tjetër ndjekës i shqetësuar. Kishte shumë komente të tjera që i bënë jehonë këtij detaji.

Rikujtojmë se, Georgina Rodriguez dhe Antonela Roccuzzo janë partnere të dy futbollistëve më të famshëm në botë: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, diçka që mund të provokojë lehtësisht një lloj konkurrence mes të dyja vajzave. Spanjolli dhe argjentinasi nuk janë miq dhe kjo mund të konfirmohet jo vetëm sepse nuk janë fotografuar kurrë bashkë në asnjë restorant apo event publik, por edhe sepse në dasmën e Roccuzzo-s me Leon, Rodriguez nuk ishte e ftuar.