Bota Celebrities

Giorgio Armani nderohet me titull nderi nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella!

Një nga figurat më të rëndësishme të modës si Giorgio Armani, i cili edhe gjatë pandemisë ndërmori disa iniciativa humane, së fundmi ka marrë një titull nderi nga Italia dhe presidenti Matarella. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram. Teksa kishte publikuar fotografinë ku shfaqej krah Presidentit Sergio Mattarella, Armani e kishte shoqëruar me fjalët:

Sergio Mattarella, Presidenti i Republikës Italiane, i dha zotit Armani titullin Kalorësi i Kryqit të Madh. Nderimi, renditja më e lartë dhe më prestigjioze e Republikës Italiane, iu dha me dekret të Presidentit të Italisë në shenjë mirënjohjeje për shërbimin eminent.

Ky nder ka një kuptim të veçantë për mua. Ai erdhi nga Presidenti ynë, i cili është jo vetëm kreu i shtetit, por edhe një njeri vlerat, mendja e tij e hapur dhe mirësia e të cilit janë padiskutim të larta. Jam krenar që përfaqësoj Italinë dhe jam i nderuar që marr këtë titull prestigjioz, të cilin Presidenti po më jep në emër të të gjithë vendit.

Stilistit iu dorëzua shiriti i nënshkrimit dhe deklarata e shkruar. Giorgio kishte veshur një kostum të zi elegant dhe të kombinuar me kravatë dhe duhet thënë që dukej mjaft në formë. Para Armani, Miuccia Prada dhe Valentino Garavani, të dy morën të njëjtin titull nderi në 2015 dhe 1986, respektivisht.

Vitin e kaluar përmes departamentit të tij të dizajnit të brendshëm dhe mobiljeve ‘Armani Casa’, Armani mori vulën e miratimit nga presidenti i Italisë duke dhuruar një tapet mëndafshi gri me një efekt tredimensional dhe tekstile tapiceri për të qenë pjesë e nismës ‘Quirinale Contemporaneo’, duke u bërë kështu një objekt i përhershëm në sallonin e drekës së Palazzo del Quirinale në Romë, rezidenca zyrtare e presidentit. Në vitin 2008, Franca njohu ndikimin e jashtëzakonshëm të Armani-t duke e bërë atë Oficer të Legjionit të Nderit, i cili u prezantua nga Presidenti i atëhershëm Nicolas Sarkozy, me një ceremoni ku mori pjesë Dame Helen Mirren.