Lifestyle

Gishti ku mbani unazën tregon shumë për personalitetin tuaj!

Unazat janë aksesorë mjaft të dashur për vajzat dhe tepër të veçantë, të cilat mund të kombinohen këndshëm sipas rastit. Por a e dinit se ato marrin kuptime të ndryshme, në gishta të ndryshëm?! Ju njohim më shumë në këtë artikull:

1.Në gishtin e madh

Vendosja e unazës në gishtin e madh tregon se jeni një person i besueshëm dhe me personalitet të fortë.

2.Në gishtin tregues

Tregon se jeni një person me autoritet, fuqi dhe aftësi të jashtëzakonshme për të udhëhequr.

3.Në gishtin e mesit

Kur e vendosni unazën në gishtin e mesit, do të thotë se jeni një person i qendrueshëm që mban premtimet.

4.Në gishtin e katërt

Gishti i katërt lidhet me dashurinë. Nëse e mban në këtë gisht, do të thotë se po shijoni një fejesë apo martesë. Në raste të tjera, tregon se jeni kreativ dhe keni një shpirt të bukur.

5.Në gishtin e vogël

Vendosja e unazës në këtë gisht tregon se jeni një person inteligjent dhe i ndjeshëm.