Celebrities Gossip

Gjendet ora e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, zbulohet kush e vodhi!

Së fundmi, një orë e vjedhur Hublot që i përkiste legjendës së futbollit, Diego Maradonës është gjetur nga policia në shtetin verilindor të Indisë, Assam, një vit pas vdekjes së tij. Policia e shtetit njoftoi në Twitter se ora e yllit që ishte zhdukur nga rezidenca e tij në Dubai u gjet në një bastisje në Sibsagar në Assam.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Assam, Bhaskar Jyoti Mahanta, postoi një fotografi në Twitter me më shumë detaje rreth të dyshuarit. Ora Hublot mban inicialet e legjendës së futbollit, fanellën e tij të famshme me numrin 10 dhe logon e tij. I dyshuari i quajtur Wazid Hussein punonte si roje sigurie për një kompani që ruante gjërat e futbollistit të ndjerë dhe është arrestuar.

Disa ditë pas punës, ai dyshohet se kërkoi lejen e punëdhënësit të tij për t’u kthyer në Indi dhe për t’u kujdesur për babanë e tij të sëmurë. Ndërkaq, kryeministri i shtetit Assam, Himanta Biswa Sarma nëpërmjet një postimi në Twittwr reagoi në lidhje me këtë ngjarje duke shprehur se:

Po ndërmerren veprime të ligjshme.

Rikujtojmë, se së fundmi ka “lindur” një tension mes gjigantit ‘Amazon’ dhe ekipit të futbollit të Seria A, Lazio. Tensioni ka lindur nga një serial i dedikuar gjeniut të futbollit ndërkombëtar, Diego Armando Maradona. “Maradona: Blessed Dream” është prodhimi i fundit i prodhuar enkas për platformën Amazon dhe përmbledh jetën e argjentinasit, triumfet në fushën e blertë dhe dështimet si njeri.

Por është pikërisht skena e parë ajo që ka tërbuar drejtuesit e Lazios, ndër to edhe Igli Taren. Skena tregon një moment, me sa duket fiktiv, kur argjentinasi mbledh shokët në fushë duke i mbajtur një fjalim para ndeshjes. Fjalët e Maradonës në film janë pikërisht këto:

Sot këto fashistët duan të na poshtërojnë. Na duan në gjunjë, në shtëpinë tonë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë.