Celebrities Gossip Love & Sex

“Gjeni një partner që ju mbështet ashtu siç Carl Dean bën me mua”/Dolly Parton bëhet nostalogjike pasi…

Epo, këngëtarja e njohur Dolly Parton vendosi që t’i tregonte të gjithë ndjekësve dhe fansave të saj një foto shumë të veçantë. Në rrjetin e saj social Instagram, ylli 75-vjeçar ka postuar një foto të sajën me bashkëshortin prej 55 vitesh. Kjo foto ishte jashtëzakonisht shumë e bukur dhe mund të konsiderohet si një foto shumë e bukur dhe mjaft e rrallë, për të vetmen arsye se tekstshkruesja shumë pak herë ka bërë postime të tilla.

Një tjetër detaj mjaft i veçantë në këtë foto ishte edhe bluza e Dean, nga ku ishte stampuar një foto e Dolly dhe ishte shkruar edhe emrin i saj. Në postimin e saj, Dolly kishte shkruar:

Gjeni një partner që ju mbështet ashtu siç Carl Dean bën me mua.

Mjaftoi vetëm kjo foto që të gjithë ndjekësit të bënin komentet e tyre në lidhje me çiftin e bukur dhe të dashuruar. Vlen për t’u përmendur se ajo ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarësh për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Donacioni i saj i parave shkoi në ndihmë për financimin e vaksinës Moderna anti-COVID-19. Ndihma e saj mesa duket ka qenë shumë e vyer sepse në ditët e sotme, Moderna është një nga vaksinat më të përdorura dhe më efikase. Këngëtarja e hitit “Jolene” gjatë një interviste në Mbretërinë e bashkuar është shprehur se:

Kur doli pandemia unë thjesht u ndjeva e detyruar për të bërë diçka, sepse e dija se diçka e keqe ishte në rritje.

Dhurimi i Parton ndihmoi vaksinën Moderna të bëhej një nga tre vaksinat novatore që tani po përdoren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se shuma e parave që Dolly dhuroi ishte mjaft e madhe, gjatë intervistës ajo tha se:

Ndoshta marr shumë më tepër merita sesa e meritoj, por isha e lumtur që isha pjesë dhe që mund të përpiqesha të ndaloja diçka në gjurmët e kësaj gjëje që është bërë vërtet një përbindësh për të gjithë ne. Kështu që unë isha e lumtur ta bëja këtë. Zemra ime thjesht më çon atje ku duhet të shkoj dhe çfarë duhet të bëj.