Bota Celebrities Showbiz

Dolly Parton paska ndihmuar në financimin e një prej vaksinave më të përdorura anti-COVID-19!

Dolly Parton është një nga këngëtaret më të njohura me famë botërore. Ajo është në moshën 74-vjeçare, por gjithmonë është shprehur se nuk ka kohë për t’u plakur. Këngëtarja përveç angazhimeve të saj në muzikë gjatë periudhës së pandemisë ka bërë një gjest që është me të vërtëtë për t’u vlerësuar.

Ajo ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarësh për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Donacioni i saj i parave shkoi në ndihmë për financimin e vaksinës Moderna anti-COVID-19. Ndihma e saj mesa duket ka qenë shumë e vyer sepse në ditët e sotme, Moderna është një nga vaksinat më të përdorura dhe më efikase. Këngëtarja e hitit “Jolene” gjatë një interviste në Mbretërinë e bashkuar është shprehur se:

Kur doli pandemia unë thjesht u ndjeva e detyruar për të bërë diçka, sepse e dija se diçka e keqe ishte në rritje.

Dhurimi i Parton ndihmoi vaksinën Moderna të bëhej një nga tre vaksinat novatore që tani po përdoren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se shuma e parave që Dolly dhuroi ishte mjaft e madhe, gjatë intervistës ajo tha se:

Ndoshta marr shumë më tepër merita sesa e meritoj, por isha e lumtur që isha pjesë dhe që mund të përpiqesha të ndaloja diçka në gjurmët e kësaj gjëje që është bërë vërtet një përbindësh për të gjithë ne. Kështu që unë isha e lumtur ta bëja këtë. Zemra ime thjesht më çon atje ku duhet të shkoj dhe çfarë duhet të bëj.

Ky veprim edhe pse është mjaft human dhe i ka ardhur në ndihmë miliona njerëzve në botë, teksa pandemia akoma nuk është larguar, ylli i muzikës përsëri thotë se ka luajtur një rol shumë të vogël në të gjithë këtë situatë.

Rikujtojmë se, Dolly Parton ka folur së fundmi për kujdestarinë e Britney Spears. E ftuar në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Dolly shprehu publikisht mbështetjen e saj ndaj këngëtares.