Celebrities Gossip Showbiz

Gjithçka për dashurinë! Afërdita Dreshaj reagon pas lajmeve për shpërnguljen në Republikën Çeke

Pak ditë më parë u përfol në media se Afërdita Dreshaj do të largohej nga Amerika ku jeton prej kohësh për t’u shpërngulur drejt Republikës Çeke, së bashku me bashkëshortin e saj Jakub Kindl dhe djalin e tyre, Sky. Kjo zhvendosje e familjes u tha se do të bëhej për shkak të karrierës si hokeist të bashkëshortit së modeles, pasi do të transferohej në një ekip europian.

Këto zëra i ka pohuar vetë Afërdita pak më parë me anë të një Instastory ku tregon sa krenare është për bashkëshortin e saj dhe sa e emocionuar është për transferimin  tij si lojtar në skuadrën çeke.

Jam krenare për burrin tim! Urime dashuria ime, jemi shumë të lumtur që do të luash me Pilsen këtë vit. Mezi po pres për këtë rrugëtim të ri bashkë me Sky.

Epo duket, se dashuria është mbi gjithçka dhe çfarë është e rëndësishme për partnerin, është edhe për Afërditën!

Rikujtojmë se, modelja u bë nënë e një djali për herë të parë në mars të këtij viti dhe se shtatzënia e saj u përfol shumë pasi ajonuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.