Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj lë Amerikën për Republikën Çeke! Çfarë e shtyu modelen të marrë këtë vendim drastik?

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Megjithatë, duket se çifti ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta që është zhvendosja nga Amerika në Republikën Çeke. Bashkëshorti i Afërditës, sipas Prive, për muajt në vijim do të qëndrojë në Europë, në Çeki. Kjo zhvendosje e familjes do të ndodhë për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

Duket se karriera e tij është shumë e rëndësishme dhe modelja është e gatshme të ndjekë ëndrrën e partnerit të saj.

Afërdita nuk ngurron që të publikojë shumë shpesh portretin e djalit të saj, duke bërë gjithashtu dedikime plot dashuri.