Art & Kulturë Celebrities Film & Tv

Gjithçka që duhet të dimë rreth edicionit të parë të Festivalit të Filmit “Idromeno” na e tregon drejtoresha e tij, Sonela Pirani!

Këtë vit ka nisur edhe edicioni i parë i Festivalit të filmit “Idromeno” në qytetin e Shkodrës. Një aktivitet i cili do të vijojë deri në 14 maj. Përgjatë kësaj jave do të shfaqen 50 filma shqiptarë dhe të huaj për artdashësit që janë mbledhur në këtë qytet. Një nga synimet e festivalit është edhe rikthimi në traditë pasi një pjesë e filmave do të sjellin në vëmendjen e publikut pamjet e dikurshme të Shkodrës. Ditën e sotme në “Wake Up” për të dhënë më shumë detaje rreth këtij festivali ka qenë Sonela Pirani drejtoresha e ‘Idromeno Indipendent Film Festival’.

Si është bërë përzgjedhja e 50 filmave që do të shfaqen përgjatë këtyre netëve, të cilët janë shqiptarë dhe të huaj po ashtu?

Janë plus 50 në fakt. Nuk kemi dashur që të japim një numër të caktuar sepse gjatë festivalit ndodhin gjëra dhe natyrisht që ka thyerje. Gjithësesi zgjedhja është bërë në mënyrë shumë të kujdesshme prej stafit. Kam një staf që janë treguar të mrekullueshëm. Autorët e filmave janë indipendent dhe në fakt kemi dashur që ta sjellim këtë natyrën e filmit indipendent. Kemi ‘special screening’ dhe filmat e studentëve dhe jemi munduar të promovojmë edhe filmin tonë, pavarësisht se prodhimet në Shqipëri janë pak limonadë dhe janë pak të papërshtatshme për formatin. Po mundohemi që të mbajmë ritmin sepse festivali është shumë i gjatë. 

Cilët do të jenë disa nga të ftuarit specialë të huaj që t’i bashkohen festivalit për ta ndjekur nga afër, disa prej të cilëve edhe emra të spikatur të kinemasë europiane, apo jo?

Ne panelin e jurisë e kemi me artistë shumë të spikatur të kinematografisë. Gjtihashtu kemi të ftuar edhe të gjithë regjisorët e filmave.

Duke qënë se disa nga filmat na rikthejnë pas në kohë duke na treguar Shkodrën e dikurshme, cilat janë disa nga lokacionet e vjetra të qytetit për të cilat publiku ka nostalgji?

Tek tema e këtij viti ku në fokus është ringritja e artit, e vetmja gjë që unë kam dashur të shmang ka qenë bashkëjetesa me nostaligjinë. Më shumë ajo nostaligjia e fjetur. Ideja është që të sjellim dhe të ndërtojmë gjëra të reja. Kemi një kinoditar i cili do të mbahet tek Muzeu “Oso Kuka” dhe do të shfaqet për dy ditë për të treguar si ka qenë Shkodra dhe do të zhvillojmë diskutime.