Celebrities Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

Gjithçka rreth ‘sexting’, Romina Ruda flet pa ‘doreza’ në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio regjisorja dhe gazetarja Romina Ruda për të na folur rreth një ‘trend’-i shumë aktual të botës moderne, i cili mban emrin ‘sexting’. Si fillim çfarë është sexting?

Sexting është kur gjërat që mendon t’ja bësh fizikisht një personi ja shkruan, është epitoma e romanticitetit të shekullit. Mendoj se në një epokë kaq të shpejtë dhe të prekshme pritja e një letre, apo fjalët e gjata mbase i ka dalë pak koha. Unë jam person romantik dhe kam patur një sens skeptik ndaj kësaj qasjeje. Është gallat por jo diçka që duhet të merret seriozisht. Mesa kam kuptuar unë, mendoj që çunat e marrin më seriozisht. Ta imagjinosh të të pyesin çfarë ke veshur, kur ndërkohë ti je me pizhama, me flokët e lyer me vaj ulliri dhe i thua kot palidhje që ‘asgjë’. Djemtë e kuptojnë që ne luajmë shumë mirë.

Po, sa i përket fotove nudo që dërgohen në Instagram?

Nuk e kuptoj pse ndodh sepse nuk mendoj se ka një vajzë në historinë e njerëzimit që ka parë foton e organit gjenital të një djali që nuk e njeh fare dhe të thotë: ‘wow, mendoj se tani jam e gjitha e jotja. Nuk mendoj se ndodh’. Nga sexting më pas kalohet në takimet online. Unë kur hapa Tinderin, kam dalë vetëm njëherë në një takim dhe nuk kam dalë kurrë më sepse 88% janë shok që i njoh.(qesh)

A konsumohen kënaqësitë seksuale online?

Kam idenë se përsa kohë je në një kontakt të vazhdueshëm, probabiliteti është që gjëja të konsumohet. Unë më parë kam qenë e padurushme, kërkoja komunikim konstant, kurse tani e shoh veten të painteresuar për këtë kontakt virtual. Unë njoh shumë persona që online janë shumë të hedhur, kanë foto provokuese por në jetën reale kur i takon janë të brishtë, introvertë dhe të turpshëm. Është kollaj të fshihesh pas një ekrani por nga ana tjetër kur vjen ballafaqimi ka një disbalancë shumë të madhe. Mënyra se si virtualiteti ka hyrë në privatësinë tonë, është e jashtëzakonshme. Një mikja ime kur erdhi para shumë vitesh, kur këtu sapo kishte nisur të përdorej Tinder-i më tha se në Gjermani kishte arritur faza e ‘Tinder Babies’, që njiheshin vetëm për të bërë një fëmijë.