Film & Tv Live From Tirana

NightFlix hap dyert për të gjithë, ja çfarë ju pret në këtë festival filmi…

Të ftuara në “Live From Tirana me” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Romina Ruda dhe Era Kraja, për të folur më shumë mbi “NightFlix Film Festival”. Çfarë është ky event, kur do të zhvillohet dhe kush mund të bëhet pjesë, këto e shumë të tjera na zbulojnë vetë Romina dhe Era

Kush mund të vijë dhe ta shohë këtë ngjarje në Tiranë?

Romina: Festivali është i hapur për të gjithë, është falas, nuk ka nevojë për rezervime. Fatmirësisht ne jemi në partneritet me Kinema Agimin, të cilët na kanë ofruar gjithashtu pa pagesë hapësirën dhe i falënderojmë shumë për këtë partneritet pasi ishte shumë e rëndësishme jo vetëm që të shfaqeshin filmat, por dhe të shfaqeshin në të vetmen kinema publike që ne kemi këtu. Dhe rëndësia e një kinemaje publike ka qenë dhe një nga arsyet pse është krijuar NightFlix, sepse nuk e kishim mundësinë për t’i shfaqur këto filma në një kinema të mirëfilltë. Kështu që duket si një cikël i plotë, i plotësuar tashmë, që kemi dhe festivalin e fikmit dhe e kemi edhe në Kinema Agimi. Në datë 21, në ditën e parë, e nisim në orën 18:00 përpara ceremonisë së hapjes. Do të nisim me dokumentarin e metrazhit të mesëm, e Ermela Telit, “Në Parajsën Socialiste Nuk Bie Shi”.