Lifestyle Love & Sex

Gjithë kohës me mendjen tek seksi, me ju që përdorni shumë emoji në mesazhet tuaja e kemi!

Njerëzit që mendojnë gjatë tërë kohës për seks, i shtojnë mesazheve shumë emoji. Këtë nuk e themi ne, por një studim i bërë së fundmi.

Hulumtimi i bërë në Shtete të Bashkuara, me 5,600 njerëz të regjistruar në faqe takimesh online për gjetjen e partnerëve, ka zbuluar se ikonat ngacmuese, janë një tregues i fortë, si për burrat, po ashtu edhe për gratë. Në të njëjtën kohë, ata që i fshehin ndjenjat e tyre seksuale, nuk përdorin këto lloj emoji.

‘Match.com’ zbulon se deri në 40 % e personave, që përdorin shumë emoji, mendojnë gjatë tërë kohës, se si të kenë marrëdhënie seksuale. Grupi tjetër, që janë më pak të prirur për seks, pranojnë se përdorin këto ikona, por në sasi të vogël dhe jo në secilin mesazh. Personat që janë të kënaqur seksualisht, përdorin ’emoji’ rrallë, si dhe vetëm një në fund të mesazhit.

Rikujtojmë se, reduktimi i dëshirës seksuale te meshkujt mund të lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim japonez. Shkencëtarët ende nuk kanë vërtetuar lidhjen midis vdekshmërisë dhe dëshirës seksuale, por ata supozojnë se ulja e dëshirës seksuale mund të jetë një tregues delikat i disa problemeve të tjera shëndetësore.

Interesi seksual është i rëndësishëm sepse në përgjithësi është një tregues i shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës. Analiza e publikuar në revistën “Plos One” bazohet në të dhënat e mbledhura midis 20.969 pjesëmarrësve, 8.558 burra dhe 12.411 gra, mbi moshën 40 vjeç, të cilët kryenin ekzaminime të rregullta sistematike në prefekturën japoneze të Yamagata-s.