Celebrities Music Showbiz

“Go back Viç!” Vazhdojnë reagimet e forta kundër Goran Bregovic, kësaj here nga Flori Mumajesi!

Duket se ardhja e artistit serb Goran Bregovic si i ftuar special në Festën e Birrës në Korçë, vazhdon të krijojë ende shumë reagime të forta nga artistët shqiptarë. Përveç Besa Kokëdhima-s dhe Vesa Luma-s, të cilat e nisën të parat indinjatën e tyre ndaj këtij vendimi të organizatorëve të festivalit, shumë të tjerë i janë bashkuar kësaj kauze me thirrjet për bojkotimin e eventit.

I fundit ka qenë dhe këngëtari i njohur Flori Mumajesi që ka reaguar ndaj të gjithë kësaj situate. Në një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka shprehur se artisti serb duhet të kthehet andej nga ka ardhur:

“Go Back Viç” se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe t’a kënaq shpirtin, kemi korin Lira dhe plot artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!

Duket se Flori ka krijuar dhe hashtagun për mos pranimin e Goran Bregovic në Shqipëri, #GoBackViç. Pas tij, këtë postim dhe hashtagun përkatës, e kanë ndjekur dhe artistë të tjerë si Bruno dhe Klajdi Haruni, gjithashtu edhe disa faqe fansash të tyre.

Rikujtojmë se, artisti serb Goran Bregovic konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Për më tepër, Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën e tij “Kalashnikov”.  Fatma Haxhialiu dhe Fjoralba Ponari, gjithashtu kanë bërë postime në Instagram ku janë shprehur totalisht kundër ardhjes së tij.

Gjithashtu reperi Capital T është i radhës, i cili jo vetëm që ka kërkuar bojkot nga ndjekësit e tij, por dhe vetë ka tërhequr ftesën e hapjes së koncertit. Ndërkohë, Bashkia e Korçës nuk është lëkundur aspak në vendimin e saj për ardhjen e artistit serb në Festën e Birrës. Përkundrazi, koncerti do të vazhdojë sipas planit.