Celebrities Showbiz

Gwen Stefani publikon më në fund fotot nga ceremonia e fshehtë e dasmës së saj!

Dyshja e njohur e showbiz-it të huaj, Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të fshehtë. Së fundmi, çifti i sapomartuar, kanë konfirmuar këto lajme duke postuar në llogarinë e tyre në “Instagram” disa fotografi nga ceremonia. Dasma ka ndodhur më 3 Korrik dhe nga çfarë duket, ka qenë shumë e veçantë.

Gwen Stefani shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me ato që jemi mësuar të shohim shpesh. Këngëtarja ka zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të shkurtër, të cilin e ka kombinuar me një palë çizme me taka. Ajo ka shkruar:

Të nevojitet një fustan feste kur martohesh me Blake!

Blake Shelton nga ana tjetër kishte veshur një këmishë dhe një xhaketë, të kombinuar me një palë xhinse të errëta. Në fotot e publikuara në rrjete sociale ata shfaqen duke qëndruar pranë tortës gjigante të dasmës duke shkëmbyer puthje si një çift i sapomartuar tashmë.

Gwen ka shkruar në një foto se ëndërrat e saj më në fund janë bërë realitet.

3 korrik 2021. Ëndrrat bëhen realitet! Të dua Blake Shelton!

Ditën e djeshme mediat publikuan fotot nga ferma e zbukuruar e Blake Shelton në Oklahoma për ceremoninë e tyre të fshehtë të dasmës.

Të dy trajnerët e talent-show “The Voice” u takuan në spektaklin muzikor në vitin 2015 dhe më pas miqësia e tyre u shndërrua në një marrëdhënie romantike. Ata njoftuan lidhjen në nëntor të vitit 2015.