Celebrities Gossip Showbiz

Gwen Stefani dhe Blake Shelton martohen në një ceremoni të fshehtë!

Blake Shelton dhe Gwen Stefani janë zyrtarisht të martuar tashmë. Ndonëse çifti u përpoq të mos e bënte publike dasmën, nuk u shpëtuan dot kamerave të paparacëve. “Page Six” raporton se ata u martuan ditën e shtunë, më pak se një muaj pasi Gwen nxiti thashethemet për dasmën duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e majtë.

Ceremonia u zhvillua në fermën e Blake Shelton në Oklahoma. Burimet thanë se ai ndërtoi një kishëz me qëllim që çifi të martohej atje.

Blake dhe Gwen u fejuan në tetor të vitit 2020. Blake shroi në llogarinë e tij në “Instagram” pasi i propozoi asaj për martesë:

Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020…dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!

Të dy trajnerët e talent-show “The Voice” u takuan në spektaklin muzikor në vitin 2015 dhe më pas miqësia e tyre u shndërrua në një marrëdhënie romantike. Ata njoftuan lidhjen në nëntor të vitit 2015.

Stefani ka tri fëmijë, Kingston, Zuma dhe Apollo me Gavin Rossdale. Blake Shelton dhe ish-bashkëshortja e tij, Miranda Lambert, përfunduan procedurat e divorcit në vitin 2015.