Gossip Showbiz

Hajdutët vjedhin shtëpinë e Miley Cyrus!

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, thuhet se është përballur sërish me situata problematike.

Flitet se artistes i janë vjedhur sende materiale në shtëpinë e saj në Los Angeles, përfshirë edhe fotografinë familjare, shkruan Daily Mail.

Sipas raportimeve, hajdutët kanë rrëmbyer rroba, foto dhe shumë kujtime që ajo i kishte të ruajtura.

Kujtojmë se kjo është vjedhja e dytëqë i ndodh asaj, pasi në vitin 2018 i është marrë edhe një kitarë, vlera e të cilës shkonte deri 10 mijë dollarë.

Ndërkaq, derisa rasti po hetohet nga policia, duket se disa nga gjërat e marra të Miley tashmë janë gjetur.