Celebrities Gossip Showbiz

Harry dhe Meghan do të mungojnë në eventin në nder të Princeshë Diana-s, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Së fundmi është bërë e ditur se Princ Harry do të mungojë në eventin në nder të mamasë së tij, princeshë Diana-s e cila do të mbahet më datë 1 korrik, pikërisht në 60-vjetorin e saj. Mungesa e Harry-t mendohet se do të jetë për shkak se bashkëshortja e tij, Meghan Markle pritet të lindë në dy javët e ardhshme.

Çifti do të presin fëmijën e tyre të dytë këtë verë dhe Harry me shumë mundësi do të mungojë në eventin në nder të figurës së nënës të tij. Një ekspert i familjes mbretërore është shprehur se:

Mua më është thënë se ata kanë shumë dëshirë të jenë atje, të dy ata. William dhe Kate do të jenë padyshim. Por nuk dihet nëse Harry do të mundet të fluturojë andej, sepse vajza do të lindë këtë verë, ndoshta dy javët e ardhshme.

Rikujtojmë, se Princ Harry pak pasi të niste një lidhje me bashkëshorten e tij të tanishme, ai kishte deklaruar pëlqimin e tij për Jennifer Lawrence. Princi, gjithashtu e ka ftuar yllin e “The Hunger Games” në një takim në 2015-ën, por ajo e ka refuzuar. Ai ka qenë prej vitesh ‘i fiksuar’ pas saj.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar gjithashtu se Princi William ndihet i frikësuar së vëllai i tij, Princ Harry mund të shkaktojë probleme për familjen mbretërore. Sipas një burimi, William mendon se Harry mund të shkojë shumë larg me “bombat” e tij të së vërtetës.

Që prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip që e ktheu Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi pas shumë kohësh dhe familjen mbretërore, por i vetëm.