Celebrities Gossip Showbiz

Para Meghan, Princ Harry paska pëlqyer një tjetër aktore!

Princ Harry dhe Meghan Markle janë tanimë prej 3 vitesh të martuar dhe kanë nisur një jetesë larg Pallatit Mbretëror, në Amerikë. Mesa duket Harry ka një tërheqje të madhe për aktoret, pasi para se të niste një lidhje me bashkëshorten e tij të tanishme, ai kishte deklaruar pëlqimin e tij për Jennifer Lawrence.

Princi, gjithashtu e ka ftuar yllin e “The Hunger Games” në një takim në 2015-ën, por ajo e ka refuzuar. Ai ka qenë prej vitesh ‘i fiksuar’ pas saj.

Burime për mediat e huaja asokohe treguan se madje Harry e kishte ftuar edhe për të parë Pallatin Kensigton, por Lawrence në atë kohë ka qenë e lidhur me këngëtarin Chris Martin dhe nuk e tërhiqte ideja e të qenurit pjesë e familjes mbretërore.

Harry mendon se ajo është një vajzë e mirë dhe e qetë. Ai kërkonte një lidhje serioze dhe ishte gati të pranonte gjithçka.