Gossip Showbiz

Princi William në panik, i druhet të vërtetave “bombë” nga vëllai, Princ Harry!

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Princi William ndihet i frikësuar së vëllai i tij, Princ Harry mund të shkaktojë probleme për familjen mbretërore. Sipas një burimi, William mendon se Princi Harry mund të shkojë shumë larg me “bombat” e tij të së vërtetës.

Që prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle, ishte pikërisht ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip që e ktheu Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi pas shumë kohësh dhe familjen mbretërore, por këtë herë i vetëm.

Ishte intervista e dyshes së njohur, Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore e cila tronditi gjithë botën. Harry ndërkohë e thellon skandalin duke bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Së fundmi, ekspertja mbretërore, Lady Colin Campbell ka nisur një peticion ku kërkohet që Princ Harry të heqë dorë nga të gjithë titujt mbretërorë për të qenë në gjendje të kënaqë besimet e tij personale, pa pasoja ndaj monarkisë britanike. Këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 25 mijë vetë. Qëllimi i gjithë kësaj është që Harry t’i kërkojë vetë Mbretëreshës të lërë pezull titujt e tij mbretërorë dhe gradat.