Celebrities Showbiz

Heidi habit me deklaratën e saj: “Romeon nuk e duroj dot në shtëpi…”

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Heidi ka konfirmuar tashmë se është ndarë përfundimisht nga Romeo. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar kohët e fundit, të shoqëruar me debate dhe lot. Ajo gjithashtu konfirmoi që Juli ka ndërhyrë në marrëdhënien e çiftit dhe se e ka përdorur për lojë.

Heidi po ashtu ka thënë për herë të parë se Romeon nuk e duron dot në atë shtëpi. Mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka kërkuar që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës për sfidën “Thuaje ose Pije”. Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë ‘shots’.

Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Heidi i është përgjigjur pyetjes se cili është personi që ajo nuk duron dot në shtëpi. Banorja ka shpjeguar se e ka të vështirë qëndrimin e saj për shkak të këtij personi dhe ai është pikërisht Romeo.

Për mua, është e vështirë prezenca e atij personi në këtë shtëpi dhe që nuk e duroj dot, është Romeo. Jo në sensin e keq por që e kam shumë të vështirë qëndrimin me të.