Art & Kulturë Celebrities Showbiz

‘Heroi komik’ Jim Carrey na prezanton me 5 librat e tij të preferuar!

Aktori i njohur Jim Carrey ka qenë një hero komik për gjenerata të shumta të fansave të filmave, veçanërisht për shkak të ndikimit të gjerë kulturor të projekteve si “Ace Ventura” dhe “The Mask”, ndër shumë të tjera. Gjatë gjithë karrierës së tij, Carrey ka demonstruar një përkushtim të jashtëzakonshëm për profesionin e tij. Carrey ka arritur të shkëlqejë edhe në filma si “The Truman Show” dhe “Man on the Moon”.

Gjatë viteve, Carrey është pyetur për filmat dhe librat e tij të preferuar, të cilët janë:

1.”The Great Gatsby”/F. Scott Fitzgerald

2.”A Portrait of the Artist as a Young Man”/James Joyce

3.”As You Wish”/Cary Elwes

4.”The Fountainhead”/Ayn Rand

5.”Crime and Punishment”/Fyodor Dostoevsky.

Së fundmi, Carrey deklaroi se ishte gati të tërhiqej nga karriera e tij legjendare e aktrimit, pas 40 vitesh. Në një intervistë të fundit me intervistuesen Kit Hoover teksa po promovonte filmin e tij të ri dhe ndoshta të fundit “Sonic the Hedgehog 2”, 60-vjeçari rastësisht përmendi se po tërhiqej nga aktrimi.

Hoover nuk e dinte nëse po bënte shaka apo jo, ai tha:

Po, ndoshta dhe po.

Megjithatë, ai nuk dukej plotësisht i sigurt, duke shtuar:

Varet, nëse engjëjt sjellin një lloj skenari që është shkruar me bojë ari që më thotë se do të jetë vërtet e rëndësishme që njerëzit ta shohin, unë mund të vazhdoj rrugën, por do të bëj një pushim.