Një foto e astronautes Kayla Barron nga misioni i saj në vitin 2021 në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është rishfaqur së fundmi dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.
Në të, ajo shihet duke lexuar librin fantastiko-shkencor “Project Hail Mary” të autorit Andy Weir, një detaj që ka ngjallur kuriozitet mbi jetën e astronautëve në orbitë.
Edhe pse mund të duket se ata nuk kanë shumë kohë të lirë, leximi mbetet një nga mënyrat më të thjeshta për t’u shkëputur nga rutina intensive e misioneve hapësinore. Në fakt, sipas të dhënave zyrtare, biblioteka e ISS nuk përfshin vetëm manuale teknike, por edhe një përzgjedhje të pasur librash, nga fantastiko-shkencorja te klasikët e letërsisë botërore.
Ndër emrat më të mëdhenj që “udhëtojnë” në hapësirë janë Fyodor Dostoevsky me kryeveprën “The Brothers Karamazov”, një roman voluminoz që sfidon edhe lexuesit më të durueshëm në Tokë.
Biblioteka përfshin gjithashtu autorë legjendarë të fantastiko-shkencores si Jules Verne me “Twenty Thousand Leagues Under the Sea”, si dhe Isaac Asimov me serinë Foundation.
Nga ana tjetër, nuk mungojnë as romanet thriller dhe mister si “The Da Vinci Code” i Dan Brown, apo klasikë si “A Tale of Two Cities” nga Charles Dickens.
Për ata që preferojnë diçka më të lehtë dhe humoristike, astronautët kanë në dispozicion edhe libra si “Dress Your Family in Corduroy” and “Denim” nga David Sedaris.
Edhe pse hapësira në bord është e kufizuar, astronautët lejohen të marrin me vete disa sende personale, dhe shpesh zgjedhin libra ikonë si “2001: A Space Odyssey”, “The War of the Worlds” apo “The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy”.
Kjo dëshmon se edhe në një mjedis ekstrem si hapësira, libri mbetet një “arratisje” e çmuar, një mënyrë për të qëndruar të lidhur me Tokën, imagjinatën dhe vetveten.